RTSH 24 Live

Greqi

Greqi, 733 raste dhe 21 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

07/02/2021

Greqi, 733 raste dhe 21 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqia regjistroi sot 733 raste të reja infektimi me COVID-19, nga të cilat tetë u identifikuan në pikat e hyrjes së vendit, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Në total, numri i rasteve ka arritur në 163 946, prej të cilave 6 037 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë vendit dhe 52 276 me raste të konfirmuara tashmë. Gjithsej, në njësitë e kujdesit intensive ndodhen 262 pacientë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç dhe 72,1 % kanë një gjendje shëndetësore bashkëshoqëruese EODY regjistroi, gjithashtu, 21 vdekje të reja, që e çon numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi i ri në 5 972.