RTSH 24 Live

Politikë

Gramoz Ruçi deklaron tërheqjen nga funksionet politike: Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju!

12/06/2021

Gramoz Ruçi deklaron tërheqjen nga funksionet politike: Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju!

Kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi, një prej drejtuesve kryesorë të PS që prej themelimit të saj ka deklarur largimin nga funksionet politike . Duke folur në kongresin e jashtëzakonshëm që po mbahet në Tiranë, zoti Ruçi tha se nuk ka momenti më të mirë për ta bërë këtë sesa 30-vjetori i PS-së, kur kjo forcë politike tashmë ka ftuar mandatin e tretë qeverisës radhazi.  “Tani unë zgjodha sot, se s’ka më mirë se 30-vjetori, që sot që kemi fituar mandatin e tretë, dhe që pas disa muajsh bëj 70 vjeç, se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe qytetarët dhe s’do kem ambicie për asnjë post politik. Falënderoj më zemër çdo socialist. Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju”, u shpreh zoti Ruçi. Gramoz Ruçi, 70 vjeç, ka qenë kryetar i Kuvendit në legjislaturën e fundit. Ai ka qenë sekretar i Përgjithshëm i PS-së që prej vitit 2005.