RTSH 24 Live

Aktualitet

Grabitje në Vaun e Dejës, një familjeje i vidhet makina dhe një shumë parash

05/10/2022

Grabitje në Vaun e Dejës, një familjeje i vidhet makina dhe një shumë parash

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Ashtë të Vaut të Dejës në Shkodër.  Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Zef Pepajt dhe kanë vjedhur një shumë të madhe parash dhe makinë e tij tip ‘Benz’ të parkuar në oborr.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:25 të ditës së sotme. Për ngjarjen vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Policia po bën edhe krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

/rtsh.al/