RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Goditi për vdekje bashkëshorten me thikë, burri gjendet i pa jetë

18/03/2021

Goditi për vdekje bashkëshorten me thikë, burri gjendet i pa jetë

29-vjeçari, Demokrat Medinaj, autori i vrasjes me thikë të bashkëshortes, Irvana Medinaj, u gjet i pajetë paraditen e të enjtes, disa orë pas krimit.
Sipas policisë lokale, trupi i tij u gjet në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", pa shenja dhune. Megjithatë trupi i viktimës po i nënshtrohet një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Ndërkohë, familjarët e Irvana Hykës kanë treguar se ajo ka lënë pas 2 fëmijë dhe se ishte shtatzënë 6 javëshe.
Nëna dhe babai i 28-vjeçares thanë se dhëndërri i tyre nuk ka pasur asnjë problem mendor, sikurse u aludua. 
Autori e qëlloi bashkëshorten e tij disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin si pasojë e të cilave ajo ndërroi jetë në banesën e tyre ne lagjen “Sheq i madh”.
Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të mitur.