Autori i sulmit ndaj Kreut të PD zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha, 31-vjeçari Gert Shehu është njohur në spitalin e Traumës me masën e arrestit. Shehu goditi me grusht në fytyrë Berishën, teksa ky i fundit po marshonte drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit për protestën e opozitës.
Pas goditjes ndaj Berishës, truprojat e këtij të fundit ndërhynë menjëherë duke goditur 31-vjeçarin, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve, bëhet me dije se 31-vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me sulmin ndaj kreut demokrat.
Ndërsa mbrëmjen e së martës, truprojat e Berishës, të cilët reaguan menjëherë ndaj sulmit mbi kryedemokratin, duke goditur 31-vjeçarin, janë shoqëruar në polici ku kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka nënkuptuar se Berisha nuk do të shkojë në Polici për të dhënë dëshminë, pasi sipas tij, kreu demokrat e ka thënë fjalën e tij para mediave pas përfundimit të protestës. Për Lelën, Berisha nuk duhet të shpenzojë as një minutë në atë që e quan polici kulmino-politike.
“Me marrin gazetaret për të më pyetur: a ka marre Berisha thirrje për të dëshmuar ne Polici dhe kur do shkoje? Pra, Berisha duhet ta denjoka kete Polici kulimo-politike dhe te shpenzoje, qofte edhe nje minute me te, sikur deshmia e tij nuk u dha e plote publikisht, dhe sikur nuk u pa gjithcka publikisht. Sikur dhuna ne fytyren e tij dhe te opozites nuk mjafton!!!
Policia duhet te beje mbrapsht nga seria e provokimeve dhe te rrije ne vrimen e saj qe qelbet era kembe korrupsioni! Ja edhe deshmia me poshtë”, shkruan Lela në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/