RTSH 24 Live

Politikë

Gjyqi ndaj Beketit, Rama: Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, beteja vazhdon!

03/04/2021

Gjyqi ndaj Beketit, Rama: Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu, beteja vazhdon!
 
 

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm”, deklaroi  Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti. Rama tha se “Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon”. “Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt”, tha Rama. Ndërkohë, Partia Demokratike reagoi duke thënë se “edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën”.