RTSH 24 Live

Kronika

Gjykata e Apelit lë në burg bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer

20/09/2022

Gjykata e Apelit lë në burg bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer. Ky i fundit u paraqet i qetë në seancë, duke preferuar që të mos flasë, ndërsa pa komunikimit të masës së sigurisë nga Gjykata, atij iu vunë prangat.

 28-vjeçari turk Faruk Ozer u arrestua më 30 gusht teksa po bënte pushimet në Himarë. Ozer akuzohet për mashtrime me llogaritë e bursës së kriptovalutave "Thodex". 

Ozer u arratis nga Turqia me 2 mld dollarë, të përfituara duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në platformën turke të shkëmbimit të kriptomonedhave “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ai u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri, ndërsa autoritetet turke nisën hetimet pas një raporti nga përdoruesit se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave në “Thodex”. 

Pas arrestimit të Ozer dhe shoqërimit në Polici të dy personave të tjerë, 36-vjeçarit B.Sh dhe 37-vjeçarit E.H., një delegacion i nivelit të lartë të policisë turke mbërriti në Tiranë, për të falënderuar Policinë e Shtetit për kapjen e shtetasit të shumëkërkuar, Faruk Fatih Ozer.

/rtsh.al/