RTSH 24 Live

Kronika

Gjueti e paligjshme/ Në hetim tre gjuetarë, gjobiten me 50.000 të rinj secili, bllokohen armët e gjahut

13/09/2022

Gjueti e paligjshme/ Në hetim tre gjuetarë, gjobiten me 50.000 të rinj secili, bllokohen armët e gjahut

Tre persona R. M., 29 vjeç, E. M., 37 vjeç, S. M., 30 vjeç janë vënë nën hetim nga policia e Shkodrës nën akuzën e gjuetisë së shpendëve, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj.

Gjithashtu, policia ka ndëshkuar të lartëpërmendurit me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit nr.61/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në RSH", ligjit nr. 74/2014 "Për Armët" dhe ligjit nr. 10253 date 11.03.2010 "Për gjuetinë".

Policia ka bllokuar 2 armët e gjahut që u përdorën prej tyre për gjueti.

"Në kuadër të kontrolleve në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë evidentuar raste të gjuetisë së paligjshme, në fshatin Pentar, Shkodër.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S. M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në fshatin Pentar, Shkodër, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj.

Gjithashtu, këta 3 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit nr.61/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në RSH", ligjit nr. 74/2014 "Për Armët" dhe ligjit nr. 10253 date 11.03.2010 "Për gjuetinë".

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 armëve të gjahut që përdornin këta shtetas, për gjueti", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/