RTSH 24 Live

Kronika e zeze

GJKKO e vendosur: Burg për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha!

09/03/2021

GJKKO e vendosur: Burg për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha!

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë masën e sigurise në burg gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e akuzuar për shkeljen e ligjit në lirimin nga burgu të disa personave të rëndësishëm të botës së krimit.
Hoxha kishte bërë kërkesë pak kohë më parë për rishqyrtim të masës së sigurisë, një kërkesë kjo që është rrëzuar nga GJKKO.  
Enkelejda Hoxha u arrestua pas në hetimit rreth 7 mujor ndaj saj. Bashkë me të është arrestuar edhe avokatiAldo Tabaku, me të cilin dyshohet se ngritur një skemë veprimi për korrupsion dhe pastrim parash.