RTSH 24 Live

Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri

5 orë para

GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar përfundimisht me 2 vite shërbim prove ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Kapri u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burg, por në bazë të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul me 1 vit. Në përfundim, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien e Kaprit në prove. Kaprit i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 vitesh.

GJKKO shpalli fajtore për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim edhe Besmira Nikon, e cila u dënua me 8 muaj burgim, por gjykata e konvertoi dënimin me shërbim prove për një afat prove prej 1 vit e 4 muaj. Gjithashtu edhe Besmira Nikos i hiqet e drejta drejta për të ushtruar funksione publike, për pesë vjet.

GJKKO shpalli fajtor edhe Besjan Muçon për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe u dënua me 8 muaj burgim. Muços gjithashtu iu konvertua dënimi me shërbim prove për 1 vit e 4 muaj, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 vjet.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Eduart Kapri dhe dy zyrtarët e tjerë të bashkisë lejuan në kundërshtim me ligjin ndërtimin e pallatit 14 kate të vëllait të tij, Gëzim Kapri. 

/rtsh.al/