RTSH 24 Live

Kulturë

Gjirokastër, spektakël fishekzjarresh, me rrugët bosh

01/01/2021

Gjirokastër, spektakël fishekzjarresh, me rrugët bosh

2020 apo viti i pandemisë i ktheu edhe një herë shqiptarët në kohët e shkuara, ku nata e ndërrimit të viteve festohej në shtëpi. Me ndalimin e lëvizjeve që në orën 20.30 rrugët e qytetit të gurtë u zbrazën dhe, si kurrë ndonjëherë për tre dekada, çdo familje u bë bashkë për t’i dhënë lamtumirën këtij viti të vështirë.

Qetësi në rrugë, por ngrohtësi në çdo vatër familjare të bashkuar si rallëherë në pritje të vitit të ri.

Mes trokitjeve të gotave dhe spektaklit të fishekzjarreve, të hedhur nga kalaja e Argjiros, gjirokastritët përcollën urimet me shpresën se 2021 do të jetë më i mirë.

RTSH Gjirokastra uron për një vit, ndryshe nga ai që përcollëm, plot gëzime e shëndet në çdo familje shqiptare.