RTSH 24 Live

Kulturë

Gjirokastër, shtëpia e Kadaresë më e vizituara për vitin 2022, edhe fillimi i 2023-shit fluks vizitorësh

14/01/2023

Gjirokastër, shtëpia e Kadaresë më e vizituara për vitin 2022, edhe fillimi i 2023-shit fluks vizitorësh

Shtëpia e shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, në qytetin e tij të lindjes, ishte këtë vit më e vizituara informojnë Monumentet e Trashëgimisë Kulturore.

Banesa e gjeniut të letrave shqipe, po preferohet shumë nga vizitorët vendas e të huaj, të cilët kanë shfaqur interes mbi jetën, veprën, por edhe për vetë shtëpinë e tij tradicionale, karakteristike të qytetit të gurtë të Gjirokastrës.

Shtëpia muze e Kadaresë u ndërtua në 1799 dhe është shpallur monument kulture në vitin 1991. Ajo është hapur për publikun në 28 janar të 2018-ës, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Kadaresë. Së fundi, ndërtesa është riparuar dhe rehabilituar nën kujdesin e UNESCO dhe Ministrisë së Kulturës.

/rtsh.al/