RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastër/ Rikthehet lejleku i bardhë, shpendët shtegtarë pasurojnë ekosistemin

26/03/2023

Gjirokastër/ Rikthehet lejleku i bardhë, shpendët shtegtarë pasurojnë ekosistemin

Shpendët shtegtarë, kryesisht lejleku i bardhë, kanë mbërritur tashmë në Gjirokastër për folezim. Platforma e folezimit e ngritur vite më parë prej disa ditësh i ka mirëpritur.

Biologu dhe njëherazi pedagogu pranë universitetit “Eqrem Çabej”, Lavdi Hasani shprehet se rikthimi i këtyre shpendëve sjell impakt pozitiv për pasurimin e ekosistemit që përfshihet në teritorin e luginës së Drinos.

Lugina e Drinos përbën një habitat të mrekullueshëm për zogjtë shtegtarë.

Përveç llojeve të shumta të zakonshëm që folezojnë në këtë zonë në periudhën e ngrohtë, kjo luginë shërben dhe si korridor për emigrimin e shpendëve.

Në periudhën e emigrimit në këtë luginë kalojnë dhjetëra lloje shpendësh, të cilët lëvizin për në territoret e emigrimit.

 

Gazetare: Sonila Mlloja 

/rtsh/