RTSH 24 Live

Kulturë

Gjirokastër, pandemia kushtëzon ceremonitë e ditës së "Ujit të Bekuar"

06/01/2021

Gjirokastër, pandemia kushtëzon ceremonitë e ditës së "Ujit të Bekuar"

Dita e “Ujit të Bekuar”,një prej festave më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, ka mbledhur në katedralen “Ngjallja e Krishtit”  besimtarët e krishterë, të cilët morën pjesë në meshën e mbajtur nga mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, dhe priftërinj të tjerë. Kushtëzuar nga pandemia, ceremonia e hedhjes së kryqit në ujrat e lumit Drino nuk u zhvillua siç është traditë, por në mënyrë simbolike në ambientet e katedrales. 

“Të gjithë të krishterët anembanë botës festojnë sot Theofaninë ose, siç njihet ndryshe Epifaninë e Zotit. Kremtojmë pagëzimin e Zotit Krisht në lumin Jordan nga Shën Joani, Pararendësi. Anembanë botës të krishterët e kanë për traditë që sot të shenjtërojnë edhe ujrat.Hedhim kryqin e nderuar në ujra, kudo që ndodhen ato. E kemi pasur traditë në Gjirokastër të shkonim në lumë e të hidhnim kryqin. Sivjet për shkak të pandemisë nuk ishte e mundur, por shenjtërimi i ujrave u krye në ambjentet e brendshme të katedrales, ku gjatë liturgjisë hyjnore Episkopi bekoi ujin e kreu Ajazmën e madhe. U uroj të krishterëve: Gëzuar Epifaninë dhe Theofaninë e Zotit tonë Krisht!”-tha teologu, Stefan Koti

Besimtarët, ndërsa kanë pritur të marrin në shtëpitë e tyre ujin e bekuar, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë shëndet paqe e mirësi.