RTSH 24 Live

Kronika

Gjirokastër/Heqja e TVSH-së,komente pozitive nga bizneset.

20/01/2021

Gjirokastër/Heqja e TVSH-së,komente pozitive nga bizneset.

Prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave nr.576 i cili ndryshon fashën e tatimpaguesve që kanë detyrim për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.Në bazë të këtj vendimi është I përfshirë dhe çrregjstrimi automatik i TVSH-së për subjektet të cilët kanë realizuar xhiro vjetore më të vogël se 10 milionë lekë për vitin e plotë kalendarik 2020.Kjo ka përfshirë bizneset e vogla në qytetin e Gjirokastrës.Pronarët e këtyre bizneseve të pyetur për RTSH Gjirokastra janë shprehur se heqja e TVSH-së ishte e domosdosshme dhe frymëmarrje për ata pasi vitet e kaluara kanë hasur mjaft vështirësi dhe përhapja e pandemisë Covid-19 bëri të vetën duke rrezikuar mbylljen e këtyre të fundit.Ndërkohë ata kanë pohuar se kjo heqje është lëvizje pozitive nga ana e qeverisë për të mirën e tyre dhe ndihen të kënaqur. 

"Heqja e TVSH ishte lëvizje pozitive nga ana e qeverisë.Vitet e kaluara biznesi i vogël ka patur shumë ngarkesë dhe kemi hasur vështirësi sidomos me kohën e pandemisë covid-19 ku mjaft biznese janë mbyllur dhe falimentuar.Kjo heqje ështe frymëmarrje dhe do sjellë rikuperimin e situatës"

Burime nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve bëjnë me dije se çregjistrimi i TVSH-së nuk do të kryhet në mënyrë automatike për kategoritë e mëposhtme: 

-Subjektet të cilët gjatë vitit 2020 kanë kryer të paktën një import. 

Këta tatimpagues do të vijojnë të jenë pjesë e skemës së TVSH-së dhe nëse më parë kanë kryer deklarim dhe pagesë 3-mujore të TVSH, prej periudhës Janar 2021, do të vijojnë me bazë mujore, brenda datës 14 të muajit pasardhës, dorëzimin e deklaratave, librave të shitjes dhe blerjes si dhe të pagesën e TVSH. 

-Subjektet që në datë 31.12.2020 rezultojnë me status Pasiv. Për këtë kategori tatimpaguesish çregjistrimi nga përgjegjësia e TVSH-së apo përditësimi i saj do të kryhen me proçedura të përcaktuara kur tatimpaguesi të aktivizohet. 

-Subjektet që gjatë vitit 2020 kanë realizuar qarkullim vjetor 5 deri ne 10 milionë lekë dhe nuk kanë kryer asnjë importPër këtë kategori tatimpaguesish do të zbatohet e drejta për rregjistrim të përgjegjësisë së TVSH, sipas deklarimit të tyre vullnetar: 

  • Tatimpaguesi me anë të një njoftimi pop-up dhe në menunë njoftime e mia në në e-filing do të ftohet të deklarojë vendimin e tij në lidhje me zbatimin e të drejtës për të qenë ose jo pjesë skemës së TVSH-së, 
  • Ky vendim do të shprehet në menunë Çështjet e mia,në listën e varur “Lloji i çështjes”, të zgjidhni “Deklarimi për përgjegjësinë tatimore TVSH”. Kjo ju jep mundësinë që të zgjedhë midis dy opsioneve që do t’i shfaqen: PO, nëse kërkoni të jeni të regjistruar për TVSH-në ose JO nëse nuk do të vijoni të jeni i regjistruar për këtë përgjegjësi