RTSH 24 Live

Kulturë

Gjirokastër, fëmijët gjirokatritë urojnë mësuesit për festën e 7 Marsit

04/03/2021

Gjirokastër, fëmijët gjirokatritë urojnë mësuesit për festën e 7 Marsit

 “Do të mbetesh mit” ishte aktiviteti i organizuar sot nga fëmijët e Qendrës Kulturore “Fato Berberi” në kuadër të festës së mësuesit. Mirënjohjen, respektin, për ata që përkushtohen për edukimin e tyre, përmes argëtimit, artit, muzikës,fëmijët e shprehën nëpërmjet vargjeve, këngëve, pjesëve në instrumenta të ndryshëm muzikorë, madje dhe në gjuhë ndërkombëtare. Kjo sipas tyre është pak për ata që punojnë çdo ditë me pasion për të zbuluar talente dhe që kultivojnë dëshirën jo vetëm për të mësuar, por edhe për të ndjekur ëndrrat.

“Kemi përgatitur këtë aktivitet për t’u uruar mësuesve tanë të dashur “Gëzuar 7 Marsin!”  Mirënjohje dhe respekt për ta! “

“Me anë të këtij organizimi ne duam të falënderojmë të gjithë mësuesit të cilët na kanë mbushur plot me dije. E di që ky koncert është pak për të falënderuar ata, por ne kemi respekt, se ata po përpiqen gjithnjë e më shumë dhe në këto kushte të na mësojnë gjithçka që dinë. S’kam fjalë për t’i falënderuar.”

‘’Pavarësisht situatës së krijuar, kemi organizuar me rastin e festës së 7 marsit, një concert me këngë, kërcime, interpretime në kitarë, violinë. Janë bashkuar të gjithë sektorët e QKF për të sjellë një buqetë falënderuese për gjithë mësuesit tanë. Gëzuar festën, të dashur mësues!”- shprehet instruktorja Arlisa Gushi.

Java e parë e marsit prej vitesh në Gjirokastër njihet si “Java e Arsimit” dhe shoqërohet me aktivitete të larmishme.