RTSH 24 Live

Kulturë

Gjirokastër/"Brezi i Barazisë",ekspozitë dedikuar ditës së 8 Marsit

08/03/2021

Gjirokastër/"Brezi i Barazisë",ekspozitë dedikuar ditës së 8 Marsit

Qëndra e trajtimit të rasteve të dhunës në familje në bashkëpunim me Qëndrën Kulturore të Fëmijëve organizuan paraditen e sotme në Qafën e Pazarit një ekspozitë dedikuar ditës së 8 Marsit ku fëmijët nëpërmjet pikturave të tyre shpalosën dhe përcollën përceptimin e tyre lidhur me barazinë gjinore si dhe konceptin mbi familjen.Në këtë event janë ekspozuar 11 piktura nga rrethi i piktures pranë qendrës kulturore të fëmijëve.Lidhur me rëndësinë e këtij aktiviteti është prononcuar për RTSH Gjirokastra,përgjegjësja e qendrës së trajtimit të rasteve të dhunës,Melpomeni Manxhari

"Qendra jonë së bashku me qendrën kulturore të fëmijëve organizuam një ekspozitë dedikuar ditës së 8 Marsit,pjesë e fushatës sensibilizuese "Brezi i Barazisë" ku fëmijët nërmjet penelit shfaqën ndjeshmërinë dhe konceptin e tyre se duhet të mësohen me barazinë gjinore si dhe me familjen.Në këtë ekspozitë janë pasqyruar 11 vizatime nga fëmijët e rrethit të pikturës pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Gjirokastër"

Ky event është organizuar në kuadër të fushatës sensibilizuese “Brezi i Barazisë”