RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastër, aktivitete kulturorë për paraqitjen e Antigonesë

23/01/2021

Gjirokastër, aktivitete kulturorë për paraqitjen e Antigonesë

Drejtoria e Parkut Antigone gjatë vitit 2021 ka programuar disa aktivitete me qëllim promovimin e këtij parku tek vizitorët vendas dhe të huaj. Numri i turistëve vitin që lamë pas në këtë park krahasuar me vitin 2019 ishte i ulët. Për këtë arsye drejtuesit e tij po organizojnë veprimtari të ndryshme me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve në zonën e Antigonesë. Sipas drejtorit të këtij parku Shkëlqim Guce, në këtë pikë do të ketë më shumë bashkëpunime përsa i përket aktiviteteve që kanë qëllim, pasqyrimin e traditave.

“Një pikë shumë e rëndësishme jona, është ajo e realizimit të disa veprimtarive që kanë të bëjnë me evidentimin dhe promovimin e vlerave të Antigonesë. Të tilla janë: ekspozita fotografike historike, ekspozita e punimeve të artizanatit, realizimi i tryezës së miqve të Antigonesë me profesorë, pedagogë, specialistë dhe mbartës të trashëgimisë. Të gjithë këta janë mbështëtësit tanë me të cilët ne, do të realizojmë aktivitete për evidentimin e vlerave etnokultutore të Antigonesë dhe rrethinave të saj. Parada e kostumeve dhe realizimi i krijuesve me vargje të cilët kanë ardhur nga thellësitë për t'i trasmetuar në stendat e muzeut që ne do të realizojmë në Antigone’’është shprehur drejtori Guçe.

Edhe gjatë vitit 2021 në parkun e Antigonesë do të ketë gërmime për të zhvilluar më tej gjetjen e monumenteve që janë me interes për historinë dhe arkeologjinë shqiptare por edhe për të rritur sipërfaqen e monumenteve në këtë park.