RTSH 24 Live

Botë

Gjermania pranë racionimit të gazit, aktivizohet niveli i dytë i planit të emergjencës me tre faza

23/06/2022

Gjermania pranë racionimit të gazit, aktivizohet niveli i dytë i planit të emergjencës me tre faza

Autoritetet gjermane aktivizuan këtë të enjte  fazën e dy të planit të saj të emergjencës me tre faza për furnizimin me gaz natyror, duke thënë se vendi po përballet me një "krizë" si dhe duke paralajmëruar se objektivat e magazinimit të rezervave për sezonin dimëror janë në rrezik.

Qeveria tha se vendimi për të rritur nivelin e alramit për furnizimet e gazit vjen pas pakësimit të dërgesave të produktit nga Rusia që nga 14 qershori dhe nga rritja e vazhdueshme e cmimeve të gazit në tregje. Faza e tretë dhe më e lartë e planit të emergjencës është niveli i emegjencës, që parashikon racionimin. 

E ndërsa objektet e magazinimit të gazit natyror janë aktualsitht ë mbsuhura në kapacitetin 58 përqind, më shumë se vitin e shkuar, synimi për mbushjen e tyre në nivelin 90 pëqrqind deri në dhjetor nuk do të ejtë I arritshëm pa marrë masa të mëtjeshme.

Ministri i ekonomisë Rober Habek than ë një deklaratë se situata ishte e rëndë, ndërkohë që pritet ardhja e dimrit. 

"Pakësimi i dërgesave të gazit është një sulm ekonomik i ndërmarrë ndaj nesh nga rpesidenti rus Vladimir Putin. Do ta mbrojmë veten. Por vendit tonë do t’i duhet të përshkuajë një rrugë të vështirë tani. Edhe përse nuk e ndiejmë akoma, jemi në një krizë të gazit" - u shpreh Habeck. 

Qeveria gjermane gjtiashtu ka bërë tëdiur se ka njoftuar paraprakisht partnerët europianë për lëvizjen.

/rtsh/