RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’

07/05/2021

Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’

Shqipëria nuk konsiderohet më një vend me rrezik të lartë të Covid-19 për Gjermaninë. Shteti europian i preferuar i shqiptarëve e ka nxjerrë vendin tonë nga zona e kuqe e rrezikut për infektim. Kjo gjë është bërë e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti Robert Koch. Karantina e detyrueshme 10 ditore do të hiqet përfundimisht.

Në këtë deklaratë bëhet me dije se Shqipëria bën pjesë në vendet që kanë paraqitur rrezikshmëri të ulët gjatë 10 ditëve të fundit dhe situata nuk është më problematike. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia konsiderohen si zona me incidencë të lartë që nga janari. Nga 9 Maji këto masa do të hyjnë në fuqi dhe për qytetarët shqiptarë që do të hyjnë në Gjermani është e nevojshme prova e një testi negativ PCR.