RTSH 24 Live

Europë

Gjermani, fillojnë votimet për qeverinë e parë postMerkel

26/09/2021

Gjermani, fillojnë votimet për qeverinë e parë postMerkel

Gjermanët filluan sot votimet për të vendosur drejtimin politik që do të marrë ekonomia më e madhe e Evropës, pas gati 16 vitesh nën lidershipin e kancelares Angela Merkel.

Në krye të sondazheve janë socialdemokratët e qendrës së majtë, SPD.

Kandidati i SPD-së për kancelar, Olaf Scholz, 63 vjeç, i cili ka punuar ngushtë me Merkelin si ministër i saj i Financave gjatë katër viteve të fundit, është kandidati kryesor për të marrë postin e saj në kancelari.

Rivali i tij kryesor, 60-vjeçari Armin Laschet nga Demokratët Kristianë (CDU), humbi terren gjatë një fushate zgjedhore të zbehtë, por mbylli hendekun në sondazhe gjatë ditëve të fundit.

Marzhe të tilla të vogla do të jenë vendimtare.

Për herë të parë në historinë e tyre, të gjelbrit paraqitën një kandidat për kancelare këtë vit, por Annalena Baerbock ka parë rënien e popullaritetit të saj.

Merkel ka udhëhequr një bllok konservator – të përbërë nga CDU dhe partia e tyre motër bavareze Unioni Kristian Social (CSU) – drejt fitores në katër zgjedhjet e fundit, duke përcaktuar kulturën politike të Gjermanisë për një brez të tërë.

Ajo është udhëheqësja e dytë më e gjatë në vend pas Helmut Kohl.