RTSH 24 Live

Europë

Gjermani – Autoritetet kërkojnë frenimin e akteve antisemite

17/05/2021

Gjermani – Autoritetet kërkojnë frenimin e akteve antisemite

Zyrtarët gjermanë kanë bërë thirrje që sjellja antisemite të frenohet, pas protestave të fundit kundër Izraelit në lidhje me ballafaqimin e tij me Hamasin në Rripin e Gazës.

Protestat antisemite dhe antiizraelite dhe rastet e vandalizmit janë raportuar në disa qytete gjermane që nga e enjtja e kaluar, si një spirale e dhunës vdekjeprurëse midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza.

Në disa raste në Gjermani, flamujt izraelitë edhe janë djegur.

Komisioneri qeveritar për antisemitizmin, Felix Klein, bëri thirrje për “pasoja të ndjeshme dhe të shpejta nëse dikush merret me aktivitete antisemite”.

“Zyra e prokurorit dhe policia duhet të fuqizohen për të njohur dhe ndëshkuar antisemitizmin shpejt dhe më mirë”, i tha Klein gazetës FAZ.

Ai tha se është i nevojshëm një “standard europian” për të identifikuar dhe ndëshkuar antisemitizmin.

Paul Ziemiak, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demo-kristiane (CDU), në pushtet, theksoi se ”urrejtja antisemite nuk është një mendim, por një veprim kriminal”./ATSH