RTSH 24 Live

Politikë

Gjenocidi ndaj popullsisë çame, Kuvendi 1 minutë heshtje! Idrizi: Greqia të kërkoj falje publike

30/06/2022

Gjenocidi ndaj popullsisë çame, Kuvendi 1 minutë heshtje! Idrizi: Greqia të kërkoj falje publike

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për kujtimin e viktimave të gjenocidit ndaj popullsisë çame, kërkesë kjo e Kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se Greqia duhet të kërkojë falje publike ndërsa theksoi se nuk bën fajtor shtetin grek për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Teksa u ndal te ligji i luftës, Idrizi theksoi se dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të kenë një ligj të tillë, ndërsa propozoi ngritjen e një komisioni dypalësh me akademikë.

27 qershori është i njohur nga ky Parlament si Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi. Siç është e njohur botërisht në fund të Luftës së Dytë Botërore u krye një nga spastrimet etnike më të pashembulltat në historinë e njerëzimit. 2770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht. 30 mijë u dëbuan. 2900 të tjerë vdiqën nga uria etja dhe sëmundjet në një rrugëtim biblik drejtë Shqipërisë. Sot jam në Parlamentin e Shqipërisë dhe kërkoj drejtësi për daljen time, por edhe për ata mijëra shqiptarë. Unë jam në këtë foltore si deputet për t’ua kujtuar që ekzistoj. Respektimi i të drejtës së jetës, mbi 5800 jetë të prera në mes. Dua të propozoj edhe disa zgjidhje. Ne kemi kërkuar dënimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik. Dje u arrestua një nazist në moshën 101 vjecare, kryetarja e gjykatës iu drejtua: këto janë krime kundër njerëzimit. Ne kërkojmë nga Greqia një falje publike. Ne nuk e bëjnë shtetin grek të sotëm përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Në duhet të jemi të gjithë bashkë kur flitet për interesin kombëtar. Kryeministri tha disa ditë më parë se dy anëtare të NATO-s mbajnë peng njëra tjetrën. Sot ai ndodhet në samitin e NATO-s, së bashku me kryeministrin grek, është koha për të thënë se dy anëtare të NATO-s kanë një ligj lufte. Unë propozoj të ngrihet një komision dy palësh me akademikë, historian”, tha Idrizi.

/rtsh.al/