RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Gjendet trupi i pajetë në magazinën e djegur tek "Casa Italia"

27/03/2021

Gjendet trupi i pajetë në magazinën e djegur tek "Casa Italia"

Policia njoftoi të shtunën në mëngjes është gjetur trupi i pajetë i 32 vjeçarit Arjan Sala, punonjës i sigurisë në magazinën e qendrës tregtare pranë mbikalimit të Kamzës. "Si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private" njoftoi policia. I ndjeri kishte hyrë në katin e nëndheshëm për të shpëtuar punonjësit dhe për të ndihmuar të shuante flakët. Trupi i pajetë është identifikuar nga xhaxhai i tij. Gjetja e trupit u bë afro 60 orë pas shpërthimit të zjarrit.