RTSH 24 Live

Kuriozitete

Gjenden të murosura 44 monedha ari të periudhës bizantine në Izrael

05/10/2022

Gjenden të murosura 44 monedha ari të periudhës bizantine në Izrael

Gërmuesit në Izrael kanë zbuluar 44 monedha ari të periudhës bizantine dhe sende të tjera me vlerë. Thesari i përket Perandorisë Bizantine gjatë mbretërimit të Perandorit Fokas (602-610 pas Krishtit) dhe Perandorit Heraklius (610-641 pas Krishtit).

Monedhat janë prej ari solidus, që ishin monedhë e zakonshme gjatë epokës bizantine (rreth 330-1453 pas Krishtit). Ekspertët nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit i datuan monedhat me kohën e pushtimit mysliman të Palestinës Bizantine, që ndodhi në vitin 635 pas Krishtit.

"Shumica e monedhave janë të perandorit bizantin Heraklius. Dhe ajo që është veçanërisht interesante është se në vitet e tij të hershme si perandor, në monedhë përshkruhej vetëm portreti i tij, ndërsa pas një kohe të shkurtër shfaqen edhe imazhet e djemve të tij”, tha Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

Monedhat u gjetën të vendosur në bazën e një muri guri dhe ekspertët mendojnë se ajo ishte lënë nga dikush që po ikte gjatë pushtimit mysliman.

Përveç monedhave, studiuesit gjetën rrënoja ndërtesash; kanale dhe tuba uji; një furrë për të bërë qeramikë; monedha bronzi; dhe fragmente objektesh qeramike, qelqi dhe metali.

/rtsh.al/