RTSH 24 Live

Art

Gjenden gdhendje budiste mbi 900 vjeçare në shkëmbinj 

26/12/2020

Gjenden gdhendje budiste mbi 900 vjeçare në shkëmbinj 

Një grup gdhendjesh budiste në shkëmbinjtë të krijuar gjatë Dinastisë Song (960-1279) janë zbuluar në provincën Hebei të Kinës veriore, njoftuan arkeologët vendas. Gjetur afër fshatit Cejing në qytetin e Shahe, gdhendjet janë në anën veriore të një mali. Janë gdhendur gjithsej 23 figura të Budës, me atë më të madhen që qëndron 1.5 metra i lartë në qendër, njofton “Xinhua”. Arkeologët besojnë se figura më e madhe daton në vitin 1078, bazuar në mbishkrimet në dy pllaka guri të gdhendura që shoqërojnë figurat e Budës. Gdhendjet janë me vlera të larta historike dhe artistike dhe gjetja do të sigurojë materiale të reja për kërkime mbi Budizmin në zonë, -tha Han Zhigang, drejtor i institutit të ruajtjes së relikteve kulturore në Shahe. Ata kanë shtuar se mbishkrimet në pllakat e gurit gjithashtu kanë një vlerë të konsiderueshme kërkimore për të kuptuar kaligrafinë në Dinastinë Song.