RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Gjenden 2 trupa brenda 3 valixheve në Itali, dyshohet se janë nje çift shqiptar

16/12/2020

Gjenden 2 trupa brenda 3 valixheve në Itali, dyshohet se janë nje çift shqiptar

Dy kufoma, të copëtuara dhe të futura në 3 valixhe të ndryshme janë gjetur në Itali, midis Firences-Pisa-Livorno dhe burgut Solliçiano. Autoritetet italiane kanë dyshime të forta se mund të bëhet fjalë për trupat e një çifti shqiptarësh nga Vlora, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë në Castelfiorentino më 2 nëntor 2015, në rrethana të paqarta.

Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Thuhet se kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por më pas spati më të dhëna për ta. ( Shqiptarja.com)