RTSH 24 Live

Politikë

Gjana: Procesi i rregullt, përfaqësuesit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve

13/06/2021

Gjana: Procesi i rregullt, përfaqësuesit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve

Kreu i Komisionit  Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka përditësuar votimet brenda PD që po zhvillohen në të gjithë vendin duke thënë se deri në orën 13:00 kanë votuar23 536 anëtarë ose 31.3 %. Gjana tha se deri tani procesi ka qenë i rregullt, ndërsa tha se përfaqësuesit në qendrat e votimit janë zëvendësuar me kërkesë të kandidatëve.

"E dhëna e pjesëmarrjes për orën 13.00 në shkallë vendi janë 23 mijë e 536 anëtarë që kanë votuar, diku tek 31.3% në raport me 75 mijë e 67 anëtarë që janë. Procesi ka vazhduar normalisht, ndërkohë ka ndonjë zëvendësim të vëzhguesve të ndonjë prej kandidatëve në garë për arsye të ndryshme, probleme të tjera nuk kemi. Jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë problem, për personat që janë vëzhgues të kandidatëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në tre orët e paradites, vetëm për llogari të kandidatit Shehaj, kemi ndërruar tre komisionerë në Lushnje. Kemi larguar Ermal Sefën me kërkesën e kandidatit, e kemi zëvendësuar me Ferdinad Zdravën po me kërkesë të kandidatit, kemi larguar Ferdindand Zdravën ,e kërkesë të kandidatit dhe e kemi zëvendësuar me Fabio Hoxhën po me kërkesë të kandidatit. Nëse kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim, nuk u qëndrojnë apo nuk bëjnë ato që u kërkojnë kandidatët, është çështje e tyre. Nuk kemi lejuar asnjë njeri të shkelë asnjë prej rregullave dhe udhëzimeve që kemi dhënë. Më vjen keq që e kthejmë në një debat dhe një lojë politike", tha Gjana.