RTSH 24 Live

Televizion

Gigliola: I keqpërdoren, mjaft më! Këngëtarja mbyll të shkuarën e saj

07/05/2023

Gigliola: I keqpërdoren, mjaft më! Këngëtarja mbyll të shkuarën e saj

Gigliola Haveriku, pas muzikës, e provoi veten në programin reality ‘Big Brother’ në Kosovë. Rrugëtimi i saj mbaroi shumë shpejt, rrugëtim që mesa duket është me disa pikëpyetje për të.

E ftuar në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçi, ajo tregoi për herë të parë se nuk ishte në dijeni që, pas futjes së saj, do të qëndronte e mbyllur 3 ditë më një banor të vetëm.

‘Produksioni nuk më tha, ata nuk më treguan që do rrija 3 ditë vetëm me një banor. Ndaj nuk i shkova më pas daljes simë në PRIME. Ata s’më sqaruan’ – tregoi Gigliola.

Ndoshta për herë të fundit ajo flet në ekran për çdo lakim që bëhet me lidhjen e saj të përfunduar me, Amos Zaharian. Këngëtarja tha se çdo deklaratë e saj është keqkuptuar dhë përdorur enkas për klikime.

Keqpërdorim konsideroi edhe disa statuse të saj për Dean dhe lojën në shtëpi.

‘Nëse do më ftonin në Shqipëri nuk do shkoja. Nuk dua të mërzis familjarë e njerëz që më njohin. Nuk dua të diskutohet për diçka që ka përfunduar. E kanë keqpërdorur’ – përfundoi Gigliola.

/rtsh.al/