RTSH 24 Live

Letërsi

Gerta Bandilli vlerësohet me titullin “Anëtare Nderi e Shoqatës Kombëtare Devolli”

30/01/2021

Gerta Bandilli vlerësohet me titullin “Anëtare Nderi e Shoqatës Kombëtare Devolli”

Shkrimtarja Athina Bino vjen për lexuesin me 2 librat e saj më të fundit, një me poezi “Valsi I Zemrës” dhe tjetra për fëmijë “Gomari me Papion”.  Sipas autores është një dëshirë e herëshmë për të shkruar dhe sidomos për fëmijët pasi lidhet me profesionin  e saj mësuese. Bino ka botuar dhe 6 libra të tjerë po për fëmijë, duke zhbiruar botën e tyre ëngjëllore.

Një vlerësim është dhënë dhe për shkrimtaren Gerta Bandilli e cili ka marrë titullin e Anëtares së Nderit të Shoqatës Kombëtare Devolli. Ky vlerësim vjen për kontributin që ajo ka dhënë për promovimin e vlerave të kësaj shoqate dhe poezisë në përgjithësi.

Mes muzikës, recitimit të poezive ka kaluar promovimi I librave të Athina Binos.