RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Genc Tafili arrestohet në Gjermani për vrasjen e Arben Zylyftarit

04/01/2022

Genc Tafili arrestohet në Gjermani për vrasjen e Arben Zylyftarit

I shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari, është arrestuar në Gjermani Genc Tafili.
42-vjeçari kishte planifikuar të udhëtonte për në Stamboll ditën e Vitit të Ri kur u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.
Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua dhe u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, dhe më pas u arratisjashtë vendit.
Në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e Hoxhës duke kërkuar rikthimin në qeli të Tafilit, duke e shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë më 8 tetor të 2021 SPAK rihapi hetimet për vrasjen e Zylyftarit, me kërkesë të Admir dhe Genc Tafilit, të cilët kanë pretendime se ngjarja është e pazbardhur dhe e manipuluar.
Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në vitin 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.
Operacioni po zhvillohej gjatë një kontrolli për armë në liqenin e Shkodrës, kur policia ka rënë në gjurmë të një personi shumë të kërkuar, por u godit me breshëri plumbash prej tyre. Personat që kanë shtënë ishin Behar Tafili dhe djali i tij Admir Tafili, ku gjatë të shtënave u vra jo vetëm kryepolici i Shkodrës Arben Zylyftari, por edhe Behar Tafili.
Për ngjarjen policia ka arrestuar Adrmit Tafilin i dënuar tashmë me burg përjetë dhe Genc Tafilin. Më pas Genc Tafili u lirua nga burgu me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.