RTSH 24 Live

Sport

Gega sot vrapon në finalen e Oregonit: Më uroni fat! Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe suportin!

20/07/2022

Gega sot vrapon në finalen e Oregonit: Më uroni fat! Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe suportin!

Atletja shqiptare Luiza Gega do të marri pjesë të mërkurën në finalen e madhe në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Oregon të SHBA-së.

Atletja shqiptare u rendit e treta në baterinë e saj, e gjashta mes 45 atleteve nga shumë vende të botës.
Në prag të finales Gega bën thirrje në rrjetet sociale për mbështetje. 

“Onto the final! Hera ime e dytë në një finale Botërori dhe jam kaq e lumtur që ia dola përsëri. Finalja do të jetë në datën 20 në orën 19:45 (local time) Mezi pres të vrapoj me vajzat më të shpejta të botës në këtë disiplinë. Më uroni fat! Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe suportin!” shkruan Gega në rrjetet sociale.