RTSH 24 Live

Botë

Gazetarja e CNN shpërthen në lot gjatë transmetimit LIVE

13/01/2021

Gazetarja e CNN shpërthen në lot gjatë transmetimit LIVE

Korrespondentja e CNN, Sara Sidner, ndërsa po mbulonte raportimin për COVID-19, ajo nuk arriti t’i kontrollojë emocionet duke shpërthyer në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Më shumë se 375 mijë qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën nga COVID-19, e Sidner që ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, ka thënë që virusi ka goditur rëndë komunitetin me ngjyrë.

 
Megjithatë ajo më vonë ka kërkuar falje për reagimin e saj, por kolegët i kanë dalë në ndihmë duke thënë se është diçka normale dhe njerëzore, duke marrë parasysh se ajo ishte dëshmitare e ngjarjeve të ndryshme që ka parë nga spitalet amerikane.