RTSH 24 Live

Art

Gazetari legjendar i talk show-it Jerry Springer ndërron jetë në moshën 79-vjeçare

27/04/2023

Gazetari legjendar i talk show-it Jerry Springer ndërron jetë në moshën 79-vjeçare

Jerry Springer, i njohur më së shumti për emisionet e tij të zhurmshme televizive, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Prezantuesi kontrovers drejtoi “The Jerry Springer Show” për gati tre dekada nga viti 1991.

Në një deklaratë, Jene Galvin, një mike e Springer dhe zëdhënëse e familjes, e përshkroi atë si "të pazëvendësueshëm". Ai e filloi jetën profesionale duke punuar në politikë, pasi kishte studiuar në universitet si shkenca politike ashtu edhe drejtësi.

Ai u bë reporter në një stacion televiziv lokal dhe arriti të bëhej spiker.

Nisur në vitin 1991, "The Jerry Springer Show" filloi jetën si një talk show i zakonshëm, i fokusuar në çështjet sociale dhe politikën e SHBA-së, i udhëhequr nga Springer-i në atë kohë duke kaluar edhe programin e Oprah Winfrey në disa qytete citon BBC.

/rtsh.al/