RTSH 24 Live

Aktualitet

Gati regjistrimi i tokave bujqësore të ndara me 7501

26/02/2021

Gati regjistrimi i tokave bujqësore të ndara me 7501

Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Korçë pritet të nisë punën së shpejti për regjistrimin e të gjitha tokave bujqësore të cilat janë ndarë me ligjin 7501. Kjo është bërë e ditur nga juristja Rodiona Kame, sipas të cilës dalja e dy vkm e bën ligjin plotësisht të zbatueshëm. Ligji 2020 për përfundimin e proceseve kalimtare në Republikën e Shqipërisë, i cili ka dalë në maj të vitit të kaluar synon të përmbyllë të gjitha sfidat e vendit tonë me pronën. Kame shpjegon edhe risite e këtyre vkm dhe mënyrën se si do të procedohet për regjistrimin e këtyre tokave:

Për regjistrimin e tokave bujqësore të ndara me 7501, fermerët nuk do të duhet të kryejnë asnjë veprim pasi është vetë Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila do të vijojë procedurën për regjistrimin dhe nxjerrjen e certifikatave të pronësisë për këto prona, ndërsa më pas do të njoftojë edhe fermerët.