RTSH 24 Live

Aktualitet

Futi mallra kontrabandë në portin e Vlorës, nën hetim drejtuesi i autobusit

15/02/2023

Futi mallra kontrabandë në portin e Vlorës, nën hetim drejtuesi i autobusit

Një 50-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të fuste mallra kontrabandë me mjetin e tij tip autobus për të cilat nuk ishte paguar akciza.

Gjatë analizës së riskut në portin e Vlorës, autobusi ka kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm ku dhe u zbuluan kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Për ngjarjen ka nisur procedimi penal për A. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/