RTSH 24 Live

Politikë

Fushata zgjedhore, Mediu: Duam barazi para ligjit!

02/03/2021

Fushata zgjedhore, Mediu: Duam barazi para ligjit!

Kryetari i Partisë Republikane në opozitë Fatmir Mediu, i ka bërë thirrje  Gjykatës Kushtetuese që të vendosë barazi përpara ligjit, pasi sipas tij partitë e opozitës po kufizohen për zhvillimin e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit. "PR kërkon  në mënyrë të padiskutueshme respektimin e ligjit në mënyrë të barabartë si nga individët edhe nga partitë politike" tha zoti Mediu para gazetarëve. "Me pak fjalë, veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën, në një kohë që i ka lejuar vetes nëpërmejt edhe vlerësimeve të Komitetit  që Parlamenti mund të mblidhet, qeveria mund të mblidhet, pushteti mund të bëjë aktivitete më më shumë se 10 veta dhe kufizon opozitën shqiptarë për të kryer veprimtari politike.  Kjo ështën një situatë e papranueshme dhe antiligjore" tha zoti Mediu.
Sipas kreut republikan "Nuk mund të ketë dy standarte përsa i përket qytetarëve, sepse nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri në situatë pandemie , ndryshe qytetari dhe ndryshe kryetari i bashkisë. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik dhe duhet të të zbatojmë të njëjtat rregulla" tha ai. Unë dua të vlesoj punën e bërë nga përfaqësuesit juridik të PR në padinë që kanë paraqitur  në GJK dhe vlerësimin që kanë bërë duke iu referuar edhe rasteve të cilave janë shqyrtuar në Gjykatën e Lartë Amerikane pikërisht për çështje të tilla ku ka triumfuar liria dhe e drejta e qytetarëve dhe jo dhuna e ushtruar nga ana e shtetit.  Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë në mënyrë të drejtë këtë kërkese për të vendosur një barazi para ligjit të kryeministrit, qytetarëve dhe partive politike" tha kreu republikan.
Deklarata e zotit Mediu erdhi ndërsa të martën Gjykatën Kushtetuese po shqyrtonte kërkesën e Partisë Republikane lidhur me kundërshtimin e vendimit të qeverisë për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore. Pas këtij vendimi disa politikanë të krahëve të ndryshme të politikës janë dënuar me gjoba të majme nga policia.