RTSH 24 Live

Kronika

Fushata, PD cakton drejtuesit në qarqe

07/01/2021

Fushata, PD cakton drejtuesit në qarqe

PD e opozitës po vazhdon përgatitjet e saj për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ua ka besuar qarqet e Durrësit dhe Elbasanit nënkryetarit Edi Paloka dhe atë të Elbasanit sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi. Më parë zoti Basha caktoi si drejtues politik Bujar Leskajn në Vlorë, Helidon Bushatin në Shkodër dhe Enkelejd Alibeaj në Fier. Pritet emërimi i drejtuesve  në qarqet e tjera.