RTSH 24 Live

Kronika

Furnizim jashtë matjes me linjë të dytë, procedohen 60 abonentë

19/10/2021

Furnizim jashtë matjes me linjë të dytë, procedohen 60 abonentë

Grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas OSSH-së, furnizimi jashtë matjes me linjë të dytë është forma e vjedhjes së energjisë elektrike më e përdoruara, kryesisht në zona rurale. Reforma në sektorin energjetik është një ndër reformat kryesore të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) niveli i humbjeve nga 45 % në vitin 2013-ën, zbriti në 20.9 % në fund të nëntëmujorit të parë të vitit 2021, ndërsa niveli i arkëtimeve në këtë hark kohor është rritur ndjeshëm.

Krahasuar me vitin 2017, humbjet në rrjet ranë me 5 %. Referuar statistikave në vitin 2013, OSHEE arrinte të mblidhte vetëm 79.3 % të energjisë së konsumuar ose 35.37 miliardë lekë, ndërsa sot kjo shifër shënon në rreth 96 % të energjisë së shpërndarë në rrjet ose 64.7 miliardë lekë.