RTSH 24 Live

Ekonomi

Fundjava në portin e Durrësit, përpunohen mbi 26 mijë tonë mallra, kryesojnë materialet e ndërtimit

12/06/2021

Fundjava në portin e Durrësit, përpunohen mbi 26 mijë tonë mallra, kryesojnë materialet e ndërtimit

Në portin më të madh në vend vijon përpunimi i mbi 26 mijë tonë mallrave.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 5 anije me 7605 tonë mallra si xhama, çimento, makineri, etj.
Sipas APD, 5 anije janë në pritje për tu përpunuar me 18 775 tonë mallra si skrap, çimento, hekur, grurë, ndërsa në radë janë dy anije me 737 kontejnerë.
Në portin e Durrësit gjatë 4-mujorit janar-prill të këtij viti janë përpunuar afro 1,4 milionë tonë mallra të ndryshme, duke regjistruar një rritje prej 16 % krahasuar me janar-prillin e vitit 2020. Ndërsa 239 anije tregtare dhe 287 tragete janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës./ATSH/