RTSH 24 Live

Kronika

Ftesa për Bashën, Rama: Nuk është thirrje për bashkëqeverisje, ne do marrim shumicën absolute!

16/04/2021

Ftesa për Bashën, Rama: Nuk është thirrje për bashkëqeverisje, ne do marrim shumicën absolute!

Kryeministri socialist Edi Rama komentoi edhe këtë të premte ftesën që i bëri kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim pas zgjedhjeve me 25 prill. Gjatë një bashkëbisedimi me gratë në Tiranë, kreu i qeverisë sqaroi se “nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë, siç bëri Saliu qeverinë me këtë Liken nga halli, kur nuk kishte votat, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. S’ka lidhje fare. Ne s’kemi nevojë dhe as nuk do të jemi në nevojën për të kërkuar vota apo të kërkojmë të tjerë, sepse ne në 25 prill do të marrim shumicën absolute" tha zoti Rama duke e theksuar që " është thirrje për ta bërë politikën që t’i ngjajë shqiptarëve përballë tërmetit dhe pandemisë. Shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që e vuanin njësoj nga brenda. Politika duhet të bëjë që bashkimi të mos vijë nga halli, por nga detyrimi ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit të mos kenë frikë të hyjnë" tha krueministri Edi Rama.