RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Fshehu 60 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin

05/01/2022

Fshehu 60 mijë euro kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin

Fshehu 60 mijë euro në kohën kur ishte deputet, nisin hetimet për Myslim Murrizin. Kallëzimi për Murrizin është bër nga Dr. e Krimit Ekonomik, nën akuzë për fshehje të ardhurash e pastrim parash. Sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, depozitoi në prokurori padinë kundër ish-deputetit demokrat. Kundër Murrizit janë ngritur dy akuza: fshehje e të ardhurave; pastrim parash. Është analizuar veprimtaria dhe transaksionet e firmës në pronësi të ish-deputetit “Murrizi 2009”, nga ku ka rezultuar se janë fshehur 60 mijë euro, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI në 2019.