RTSH 24 Live

Kronika

Fshehu 10 mijë paund në Rinas, proçedohet 36-vjeçarja

15/10/2021

Fshehu 10 mijë paund në Rinas, proçedohet 36-vjeçarja

Procedohet penalisht një 36-vjeçare pasi u kap me një sasi parash në paund të padeklaruar në aeroportin e Rinasit. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M., 36 vjeçe, banuese në Londër. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.