RTSH 24 Live

Aktualitet

Fshehja e vdekjes së 414 pacientëve, sot zhvillime të reja

21/11/2020

Fshehja e vdekjes së 414  pacientëve, sot zhvillime të reja

Situata e krijuar në politikën shqiptare pas deklaratës së kreut të opozitës Lulzim Basha, se autoritetet kanë fshehur emrat e 414 pacientëve, që kanë ndërruar jetë në spitalet Covid nga muaji mars deri në tetor, pritet të njohi sot zhvillime të reja. Këmbënguljes së zotit Basha, kryeministri socialist Edi Rama i është përgjigjur me ashpërsi. Ndërsa shprehu solidaritetin e tij dhe mbështetjen ndaj trupës mjekësore, zoti Rama e quajti “akuzë e pashembullt e Lulëzim Bashës, e cila cënon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre”.
Zoti Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.“Këtu është shkuar shumë - shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjesht për llafet e një aktori të papërgjegjshëm” tha zoti Rama.
Ndërkaq thirrjeve të zotit Basha që në këtë çështje të implikohej prokuroria, zyrtarët e mjekësisë ju përgjigjën se nëse kjo akuzë përsëritet ne do të njoftojmë organet kompetente që të bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. "Ne nuk do të lejojmë gjithsesi pa ballafaqim miqësor apo ligjor këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe profesional" tha Prof. Najada Çomo.
Sipas mediave Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka deklaruar nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19.