RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Shëndëlli vuan mungesën e shërbimeve publike

27/02/2021

Fshati Shëndëlli vuan mungesën e shërbimeve publike

Banorët e fshatit Shëndëlli të Bashkisë së Konispolit ankohen se prej vitesh se u mungojnë disa shërbime publike për jeten e tyre. Rruga hyrëse gati dy kilometra është shkatërruar, thonë banorët . “ Ne si banorë kërkojmë që të merren masa dhe të zgjidhet problem i rrugës, pasi shkatërruam makinat. Rruga ka vite që është në këtë gjëndje .Në dimër nuk kalon dot nga balta dhe uji“  thotë një banor. 

“Në këtë fshat ka rreth 150 familje , është shumë keq që nuk merren masa për regullimin e rrugës , pasi është në gjëndje të keqe. Në verë bëhët e pakalueshme nga pluhuri ndërsa në dimër nga balta dhe uji. Duhet të merren masa sa më parë , pasi kjo situatë nuk durohet më “ . 

Ndërkohë një tjetër problem që ende nuk po merr zgjidhje  në këtë fshat është edhe ai i ndriçimit publik.  

“Kemi kohë që kemi probleme me ndriçimin . Kemi kërkuar disa herë që të vendosin dritat në lagje, por deri tani nuk na është përgjigjur njeri. Në orët e mbrëmjes jemi të detyruar të dalim me drit dore “  thotë një banor. 

Në fshatin Shëndëlli banojnë 150 familje , dhe apelojnë për zgjidhjen e ketyre problematikave që cënojnë jetën e përditshme.