RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Shebe në Mirditë, zona simbol e bukurisë natyrore shqiptare

06/08/2022

Fshati Shebe në Mirditë, zona simbol e bukurisë natyrore shqiptare

Në këto ditë të nxehta, zonat malore po shihen si një ndër destinacionet e preferuara për të gjithë turistët. Fshati Shebe në Mirditë është një nga zonat që të ofron një bukuri natyrore shqiptare. Banorët e këtij fshati kërkojnë nga qeveria investime në infrastructure, me qëllim ndërtimin e disa bizneseve turistike.

Të udhëtosh në stinën e nxehtë të verës në zonat malore, menjëherë të krijohen emocionet e natyrës së bukur shqiptare. Ajri i pastër, pemët e larta, të ruajtura me aq perkujdesje, disa burime uji të kristalta, syri të ngopet dhe me lulet e rralla te malit. Ndonëse udhëtimi është i vështirë, por freskia e natyrës së malit bën të harrosh gjithshka, madje dhe bulevardin e qyteteve.

Udhërrëfyesi është 66 vjeçari, mjeku stamotolog, Bib Rica, ish- banor i hershën i fshatit Shebe. Bardhok Rica, edhe ky i larguar disa vite më parë në qytetin e Rrëshenit, në fundjavë, sëbashku me familjen, do të punojnë në arat e tyre. Në fshat prodhojnë kultura bujqësore dhe pemtari në pak tokë, janë prodhime të shijshme BIO.

Kryetari i bashkisë,  Ndrec Deda, i cili ka investuar në hapjen e rrugës deri në hyrje të fshatit, i ka dhënë një  mundësi e banorëve të investojnë në pronat e tyre. Por kjo është pamjaftueshme.

Fshati ruan shumë histori që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbe, dhe luftëtarëve te tij, ku në  fshat ndodhen disa objekte kulti. Shebja, fshati me mjaft resurse, dhe histori, me njerëz punëtorë dhe mikpritës, me turizëm të mrekullueshëm malor.

Nje hap i rëndësishëm ka nisur me hapjen e rrugës së re, që shërben vetëm për automjetet e larta. Ajo që u duhet banorëve është investimi për zhvillimin në tërësi të zonës, falë dhe  mrekullive natyrore të saj.

/rtsh.al/