RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Lipë vuan mungesën e sistemit vaditës

27/02/2021

Fshati Lipë vuan mungesën e sistemit vaditës

Fshati Lipë në Bashkinë e Përmetit vuan mungesen e sistemit vadisës. Ai prej vitesh është jashtë funksionit pasi është bllokuar prej mbetjeve të shumta dhe nuk arrin të përçojë ujin në tokat e mbjella. Banorët kërkojnë zgjidhjen e kësajë situate. Ata thonë se mungesa e sistemit vaditës është ajo çka ul ndjeshëm prodhimtarinë, e cila ndikon drejtpërdrejtë në të ardhurat e tyre .  

“Kemi vite që vuajm mungesën e kanaleve kullues-vadites . Në to duhet të kryhet ndërhyrje, duhen pastruar dhe zgjeruar pasi janë të bllokuara. Ne nuk mund të mbjellim në tokat tona , pasi në verë të mbjellat na thahen”  thotë një banor. 

“Ne kemi toka por si mbjellim , pasi uji nuk vjen deri aty në sezonin e vaditjeve . Pa ujë sbëhet asgjë , uji është vet jeta. Ne si banorë kërkojmë  që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi . Nëse do kishim mundësi të vadisnim në verë , nuk do ti linim tokat pa mbjellë”  shton një tjetër banor i Lipës. 

Toka në fshatin Lipë është mjaftë pjellore , por kulturat e shumta të mbjella në të nuk mund të zhvillohen pa ujë .