RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Dhoksat në Lunxheri, banorët përgatiten për sezonin veror

26/03/2023

Fshati Dhoksat në Lunxheri, banorët përgatiten për sezonin veror

Fshati Dhoksat në Lunxheri, është një prej zonave me bukuri e vlera natyrore ku dominon më së shumti trashëgimia historike e kulturore.

Banorët, të cilët nuk janë më shume se 70, e shumica në moshë madhore, kanë lënë pas një dimër të butë e kanë nisur përditshmërinë e tyre, duke u kujdesur për parcelat që do mbillen, kryesisht me perime.

Fshati është shumë i njohur për traditën e kultivimit të perimeve dhe vreshtarisë ku banoret e ngelur rikthehen në kohë e sjellin në vëmendje cilësinë e perimeve, të tokave të këtij fshati, shijen e të cilave e ndjenin jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë vendit, kryesisht në Rumani.

Ndërkohë ikjes të një jete më të mirë nuk i ka shpëtuar as Dhoksati, i ndodhur 13 km larg Gjirokastrës.

Në fshat nuk kanë munguar dhe investimet në vitet e fundit si nga pushteti vendor dhe nga ai qendror, ku dhe qeveria shqiptare e ka futur Dhoksatin në projektin e 100 fshatrave, ku synohet zhvillimi i infrastrukturës dhe turizmit.

/rtsh/

Gazetar: Norel Zaimi