RTSH 24 Live

Sociale

Fshati Bodrishtë që zhvillon blegtorinë e bujqësinë

02/04/2021

Fshati Bodrishtë që zhvillon blegtorinë e bujqësinë

Bodrishta është një nga fshatrat më të mëdhenj të Dropullit të sipërm. Ndodhet 29 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe vetëm 5 kilometra nga kufiri me Greqinë. Ngrihet në një lartësi prej 344 metrash dhe shtrihet në pesë kodra të vogla,në rrëz të malit. Në lindje kufizohet me Kakavijën, në jug me fshatin Vodhinë, me fshatin Bularat në perëndim dhe me Radatin në verilindje. Në 1990, fshati kishte diku tek 260 shtëpi me 997 banorë ndërsa tani, shumica e tyre janë larguar në mërgim dhe kanë ngeluar këtu, vetëm 300 banorë.

Dikur punonin në kooperativë në tokat bujqësore e disa me blegtori ndërsa tani në fshat shumicën e të moshuarve në këto ditë pranvere e gjejmë në oborret e banesave duke punuar. Pak banorë merren me blegtori, duke punuar tokat bujqësore si dikur.

“Ne jemi njerëz puntorë, në këtë kohë na gjen të gjithëve, nëpër kopshte duke punuar. Fshati ka të moshuar po ka edhe të rinj. Shumica e tyre punojnë , disa në qytet, disa me bujqësi e blegtori . Jetesa këtu është e bukur, ne jemi njerëz shumë të dashur”, shprehen banorët. 

Shumë afër rrugës kryesore dhe kufirit me Greqinë, fshati Bodrishtë në Dropull, është një nga fshatrat që ka si perspektivë zhvillimin e turizmit.