RTSH 24 Live

Sociale

Fruthi, vaksinimi mbetet i ulët! Mjekët: Hezitimi i prindërve shkak i mosvaksinimit

16/06/2022

Fruthi, vaksinimi mbetet i ulët! Mjekët: Hezitimi i prindërve shkak i mosvaksinimit

Mbulimi vaksinal ndaj fruthit vijon të mbetet në nivele të ulëta në vendin tonë. Mjekët fajësojnë prindërit të cilët me hezitimin e tyre po ndikojnë shumë që ky proces të ecë ngadalë dhe në disa raste edhe i pa përmbushur.

Mjekët pediatër shohin më të vështirë kategorinë e prindërve “refuzues të bindur”, ku bëjnë pjesë edhe shumë intelektualë të ndikuar nga rryma anti-vaksinë që mbetet e fortë ne rrjetet-sociale.

Mjeku sjell në vëmendje që prindërit duhet të jenë të orientuar saktë për shkaqet e autizmit dhe jo t'ja faturojnë atë vaksinës.

Në vitin 2019 niveli vaksinimi me MMR ra në kufij mjaft shqetësues, në 88%, ndërsa sot pas pandemisë sipas ISHP llogaritet në 91%, duke mbetur sërish e ulët. Problemi i mosvaksinimit të fëmijëve sipas ekspertëve të ISHP vjen nga hezitimi i madh i prindërve qe ndikohen nga grupet anti-vaksinë që në Shqipëri mbeten mjaft aktive ne rrjetet sociale.

/rtsh/